KEK: Prodhimi ditor i rrymës është 8208 MWh

24 qershor 2025 | 14:24

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar rreth 400 MW/h energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5.

Sipas kësaj kompanie, në total, prodhimi ditor i KEK-ut është 8208 MWh, nga 9856 MWh sa është kërkesa e deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), “që do të thotë se KEK po mbulon rreth 83% të kësaj kërkese”.

Mes tjerash, kjo kompani thekson se janë duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer në operim edhe një njësi tjetër në Termocentralin “Kosova A”, gjatë ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mirlind Daku është në negociata me Rubin Kazanin për…