Rubin Kazani i ofron kontratë të re Dakut  

24 qershor 2025 | 14:15

Sulmuesi Mirlind Daku është në negociata me Rubin Kazanin për kontratën e re, pasi ekipi nga Rusia dëshiron ta mbajë futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë. Pasi i dështoi transferimi te Zeniti, Dakut i është bërë një ofertë nga Rubin Kazani, që i ka ofruar kontratën deri në vitin 2029.

Daku ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Rubin Kazanin dhe një pagë vjetore prej 700 mijë eurosh, ndërsa me kontratën e re do të përfitojë 1 milionë euro në vit.

Marrëveshja mes palëve mund të arrihet së shpejti pasi te Rubin Kazani e vlerësojnë lart Dakun, i cili sezonin e mbylli me 15 gola e 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura në kampionat. 27-vjeçari u transferua te Rubin Kazani në verën e vitit 2023 nga skuadra e Osijekut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Kampit Vrella, Policia e Kosovës në bashkëpunim…