KEK-u i gëzohet lajmit për shpronësimet në Shipitullë

18 dhjetor 2017 | 20:44

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), mirëpriti lejimin nga banorët e mbetur për përfundimin e punës në terren të Komisionit Qeveritar dhe Komisionit të KEK-ut, për matjen dhe vlerësimin e pasurive të banorëve të fshatit Shipitullë.
Ky proces, sipas KEK-ut, lejon një vlerësim real në dobi të vetë banorëve dhe hapë rrugë krijimit të kushteve për të filluar punën në zgjerimin e mihjeve në këtë zonë dhe për të siguruar thëngjill për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike.

“Reflektimi pozitiv i banorëve të fshatit Shipitullë për të pranuar marrëveshjen e ofruar nga KEK-u dhe Qeveria e Kosovës, si dhe lejimi banorëve të mbetur për të përfunduar regjistrimin është një lajm i mirë për të gjitha palët e përfshira në këtë proces e mbi të gjitha është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Sipas Korporatës, shpronësimi i këtyre zonave të shpallura me interes nacional është garantuesi i vetëm për një stabilitet të qëndrueshëm dhe furnizim të Kosovës me energji elektrike.

KEK thotë se garanton të gjitha palët dhe veçanërisht banorët e këtyre zonave se do t’i zbatojë standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje dhe do ti përmbush të gjitha obligimet në kompetencë të korporatës.

“Duke pasur parasysh këto zhvillime, presim dhe besojmë që brenda një afati të shkurtër të përfundojë edhe ky proces”, thuhet në komunikatë.
KEK tha se ka hyrë në fazën e emergjencës për arsye se “jemi duke operuar me kapacitet të kufizuar”.

“Mirëpo, me të filluar punën në largimin e pjesës së epërme të djerrinës ne do të bëjmë planet së bashku me ekspertët e Korporatës si dhe me institutet dhe espertët më të mirë të kësaj fushe në vend, me ç’rast do të kemi një plan edhe më konkret se sa kohë na duhet deri të arrimë të thëngjilli. Pra do të angazhojmë edhe njësi tjera gjeneruese që sa më shpjet të arrimë deri të nxjerrja e thëngjillit dhe tejkalimi i kësaj situate”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

“Rezervat e para të thëngjillit, bazuar në analizat paraprake që i kemi bërë dhe kapaciteteve që kemi besojmë shumë së do të fillojnë të krijohen pas gjashtë muajve”, tha KEK në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski ka pranuar se "ka fituar…