KEK-u konfirmon bastisjen e zyrave nga policia, por nuk e di arsyen

19 prill 2023 | 16:20

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka zhvilluar një aksion në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Nga kjo ndërmarrje  kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion lidhur me kontrollin e kryer nga Policia e Kosovës.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sot ka pas një kontroll nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK-u si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe. Megjithatë, KEK-u mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit”, është thënë në reagimin e KEK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa shtatë herë Kampioni i Botës mbetet në koma, askush…