KEK-u merr dritën e gjelbër nga OShP-ja, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

14 korrik 2025 | 15:30

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se projekti kapital për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A do të vazhdojë, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka hedhur poshtë ankesën e një operatori ekonomik.

“Projekti, i cili ishte pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese të paraqitur nga një operator ekonomik në OShP, ka marrë tashmë dritën e gjelbër për të vijuar”, është thënë në njoftimin e KEK-ut.

OShP-ja ka vendosur më 10 korrik që ankesa ishte “e palejuar” dhe ka ripohuar ligjshmërinë dhe korrektësinë e plotë të veprimeve të ndërmarra nga KEK-u.

KEK ka ritheksuar se është i përkushtuar që ky projekt strategjik për sektorin energjetik të realizohet me “transparencë të plotë, integritet dhe profesionalizëm”, duke u bazuar në standardet më të larta të prokurimit publik dhe me dokumentacion të përgatitur në bashkëpunim me ekspertët vendorë dhe konsulencën e USAID-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Probleme të tjera janë paraqitur për yllin e ri, Lamine…