KEK-ut s’i ndalen remontet, pas kthimit të bllokut A5 dy tjera shkojnë në “trajtim”

09 maj 2023 | 18:30

Ende pa u kthyer në funksion blloku A-5, një tjetër bllok ka shkuar në remont. Blloku A-5 është kthyer në funksion të shtunën, derisa remonti kapital i bllokut B-2 ka filluar më 16 prill dhe pritet të zgjasë deri në mes të korrikut. Pas tij, në remont do të dërgohet edhe blloku B-1, që do të jetë jashtë funksioni poashtu për tre muaj.

Rikthimi i njësisë A-5 në funksion pas gati 10 muajsh, është pritur me festë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Dita kur u kthye ky bllok në funksion rastisi me ditëlindjen e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që e cilësoi këtë si dhuratën më të mirë.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”, shkroi Ministrja Rizvanolli në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hatay ishte një ndër qytetet lindore të Turqisë i cili…