Çfarë mbeti në Hatay pas tërmeteve? Pamjet bosh të zonave ku dikur kishte pallate

09 maj 2023 | 18:07

Hatay ishte një ndër qytetet lindore të Turqisë i cili u godit më rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit, të cilët shkaktuan më shumë se 50 mijë viktima dhe qindra mijëra të pastrehë e të lënduar.

Tashmë 3 muaj kësaj fatkeqësie kaq të rëndë disa pamje me dron sjellin një imazh tjetër dhe tepër të qartë se çfarë i bëri tërmeti këtij qyteti.

Pjesa më e madhe e rrënojave janë larguar dhe nga lart shihen njolla të mëdha të bardha të atyre që dikur ishin banesa shumëkatëshe.

Njerëzit në zonën e fatkeqësisë vijojnë të ankohen për një reagim të ngadaltë nga autoritetet. Presidenti Tajip Erdogan pranoi se përgjigja mund të kishte qenë më e shpejtë dhe kërkoi falje për mangësitë në ditët e para të tërmetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Moskë sot u mbajt parada e Ditës së Fitores.…