Vetëm një tank shihet në paradën e Ditës së Fitores në Moskë

09 maj 2023 | 17:59

Në Moskë sot u mbajt parada e Ditës së Fitores. Në këtë paradë morën pjesë vetëm 51 automjete, sipas një numërimi të bërë nga BBC dhe të konfirmuar nga analistë të tjerë.

Kjo është dukshëm më e ulët në krahasim me vitin e kaluar, kur morën pjesë 131 automjete dhe në vitin 2021, kur ishin 197. Ndërkaq morën pjesë rreth 8000 trupa.

Më e habitshme ishte pamja e një tanku të vetmuar dhe kjo ishte një pjesë muzeale T-34 që daton nga Lufta e Dytë Botërore. Shikuesit me sy shqiponjë mund të shihnin dy të tjerë të parkuar jashtë sheshit kryesor, me sa duket si rezervë në rast të një avarie.

Tanku ndiqej nga një numër automjetesh të lehta, transportues të blinduar të personelit dhe raketambajtës. Është e qartë se Moska ka një nevojë më urgjente për pajisjet e saj ushtarake diku tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy turistë të huaj dyshohet se kanë humbur jetën në…