Kelmendi: Deputetët e LV-së kishin synim të më lëndonin kur hidhnin gaz

01 prill 2018 | 22:33

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi ka folur për gjendjen e tij shëndetësore. 

Ai madje ka thënë se gazi lotsjellës është hedhur në drejtim të tij që të dëmtohej individualisht dhe të mos mund të qëndronte në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.

“Atë ditë po më ka bë keq, sepse isha pas dializës. Sepse dializa ma dobëson pak shtypjen. Pak më dëmtoj. Dhe e keni parë që Vetëvendosja e ka pas qëllim hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim timin, që unë me u dëmtuar e mos me qëndruar në sallë, dhe mos me e votuar demarkacionin. Dy gaz lotsjellës janë drejtuar nga unë”, ka deklaruar Kelmendi në “RTV 21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë se…