“KELMENDI GMBH” MERR PJESË NË PANAIRIN MË TË MADH NË BOTË NË DUBAI

14 shkurt 2022 | 23:46

Kompania e Vëllezërve Kelmendi nga Kosova, të cilët prej dekadash zhvillojnë me suksese të mëdha biznesin e tyre në Gjermani , “ KELMENDI GMBH”, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar, Gulfood 2022 në Dubai World Trade Center!

Gjigandi “ KELMENDI GMBH” në Panairin Ndërkombëtar Gulfood 2022, të Dubait, po merr pjesë me brendin e vet tradicional KELMENDI dhe me brende te shumta të prodhuesve të ndryshëm shqiptar nga vendlindja e tyre!

Z. Valdet Kelmendi, njeri prej vëllezërve pronarë të “KELMENDI GMBH”, deklaron se pjesmarrja e tyre në këtë Panair nga më të mëdhenjtë në glob, është e rregullt për çdo vit, dhe se aty jo vetëm kanë shenuar suksese të mëdha me brendin tashmë të njohur KELMENDI, por edhe se në tregun aziatik po i prezentojnë edhe produktet e prodhuesve të ndryshëm të industrisë ushqimore nga vendlindja e tyre Kosova!

“KELMENDI GMBH” është pasqyra e madhe reale e suksesit të brendit botërorë, që garanton plasman të madh dhe të rregullt të tregut nga industria ushqimore kosovare!

Kompania “KELMENDI GMBH” e Vëllezërve Kelmendi, është adresa e madhe botërore, e cila në Panairin Ndërkombëtar Gulfood 2022, në Dubai World Trade Center , po dëshmon se prodhuesit nga Kosova, do të eksportojnë produktet e tyre në tregun aziatik dhe se do të shënojnë suksese të mëdha!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 18 viteve, Remzi Ejupi ka vendosur që të mos…