Kelmendi: Shpend Ahmeti ideal për kryetar të PSD-së 

07 maj 2018 | 22:18

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Bajram Kelmendi ka theksuar se ai nuk do të kandidoj për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme, që pritet të mbahen gjatë kësaj jave.

Bajrami në emisionin “Dossier D” të RTV Dukagjini, ka thënë se Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri që të dytë janë kandidatë të përshtatshëm për të parin e PSD-së,

“Sa i përket kushteve të përgjithshme Shpendi i plotëson kriteret, sikurse edhe Visari. Unë të dytë i njoh familjarisht dhe për mua të dytë janë gati njësoj. Pozita e kryetarit ka përgjegjësi të madhe, andaj nëse ka një ekip që e ndihmon kryetarin e punën e tij, atëherë puna do të jetë më e lehtë”, ka shtuar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se dorëheqja e…