Kelmendi: Zbatimi praktik i kodit telefonik +383, meritë e Qeverisë Mustafa

09 shkurt 22:17

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se ka filluar zbatimi në praktik i marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës +383 nga ana e dy aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.

Kelmendi ka thënë se kjo ishte një punë e madhe e ndërtuar nga takimet e shumta që u zhvilluan në Bruksel dhe u kurorëzuan me rezultatin e duhur.

Kelmendi ka thënë se të gjitha këto arritje ndodhen dhe u zhvilluan nga takimet e ekspertëve teknik dhe politik të qeverisë Mustafa.

Postimi i plotë:

Filloi zbatimi praktik i Marrëveshjes për kodin telefonik +383 i Republikës së Kosovës nga ana e Viberit dhe WhatsApp-it

Nga 5 dhjetori ishim dëshmitarë të numrave të shumtë që arrinin të konfirmoheshin nga ana e operatorëve për ndryshimin e kodit telefonik +381 në kodin shtetëror të Kosovës në +383. Ishte kjo një punë e madhe e ndërtuar nga takimet e shumta që u zhvilluan në Bruksel dhe u kurorëzuan me rezultatin e duhur. Të gjitha këto arritje ndodhen dhe u zhvilluan nga takimet e ekspertëve teknik dhe politik të qeverisë Mustafa.

Nga kjo shihet se shumë skeptik të opozitës nga legjislatura e kaluar e Kuvendit, në mungesë kuptueshmërie të fakteve të shtetndërtimit dhe duke dashur që gjërat të përfundojnë me shkop magjik sollën veprime të dëmshme edhe politikisht edhe profesionalisht. Tentimi që të ndërlidhemi me kode tjera, sa për të treguar patriotizëm dhe duke dashur të tregohen se sa të papërmbajtur dhe të painformuar janë për rrjedhat politike të pavarësimit shtetëror, tashmë doli në pah.

Ky realitet pra kodi ynë (+383) e dëshmon dhe fakton logjikën tonë që e kemi shprehur parreshtur se shtetformimi nuk shkon me shkop magjik. Ka procedura, biseda dhe koncesione, duhet gjakftohtësi dhe përmbajtje deri tek rezultati i duhur pozitiv. Shembull i papërmbajtjes dhe gjakftohtësisë, apo politikës në takime, është edhe rasti Demarkacionit, i cili po na sjellë në një status të keq politik dhe po vazhdon ta izoloi Kosovën, si pasojë e atyre të cilët kundërshtuan dhunshëm, kundërshtuan joprofesionalisht, kundërshtuan duke u bazuar në ekspertizë cinike dhe tani shtrohet pyetja nga të gjithë: Si të dilet nga ky ngërç politik ? apo, siç thotë një proverb popullorë, Kafshata e mirë nuk shkon pa pak marre. E ky proverb nxjerrë edhe marre, bile një marre të madhe, dhe kjo duhet të ketë një kosto, sepse, nuk është asnjëherë i drejtë insistimi dhe këmbëngulija për një çështje pa e menduar fare, apo duke menduar me kokën e tjetrit. Kur je në pozitën e lartë dhe bie ndesh me presionet e shumta për të zgjedhur çështje, atëherë e kupton sa dhe ku ke gabuar. Nisur nga kjo krijon mekanizëm se si ta tejkalosh çështjen duke kërkuar mirëkuptim politik, apo duke thënë se insistimi im është gabim dhe tani bënë edhe që të përmirësohet.

Nisur nga këto realitete që nxora si shembuj konkret të këtyre ditëve, mendoj se është koha për përgjegjësi për të gjithë ata të cilët i penguan proceset pozitive që të zbatohen dhe penguan e dëmtuan imazhin ndërkombëtarë të vendit tonë, vetëm sa për të ardhur ne pushtet. Pas daljes së tyre para përgjegjësisë është radha të shkohet në zgjedhje në mënyrë që qytetari të vendosë dhe sanksionojë të gjithë ata liderë që penguan proceset e mëdha për të mirën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë është rrotulluar 360 gradë në ajër, pasi ngjiti…