Kemal Ademi huazohet te Karagumruku

01 shkurt 2021 | 08:46

Sulmuesi Kemal Ademi ka ndërruar ambient këtë afat kalimtar dimëror. Ai ka kaluar nga Fenerbahçe në Karagumruk.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Fenerbahçes përmes një postimi në profilin e tyre në Twitter.

Ademi shkon në Karagumruk në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Reprezentuesi zviceran arriti në Fenerbahçe verën e kaluar nga ekipi zviceran, Basel.

Deri tash ai është paraqitur vetëm 10 herë në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar një herë në Kupë dhe ka bërë një asistim në ligë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi, ka…