
Këmbimet valutore do të raportohen çdo ditë në Bankën e Shqipërisë
Që nga data 1 janar e këtij viti, ka hyrë në fuqi një udhëzim i Bankës së Shqipërisë që detyron të gjitha institucionet financiare të licencuara për veprimtarinë e kursit të këmbimit valutor të raportojnë veprime me bazë ditore.
Subjekt i udhëzimit janë bankat, pikat e këmbimit valutor dhe institucionet e tjera të financiare të licencuara për këtë aktivitet.
Bankat duhet të raportojnë me frekuencë ditore të gjitha veprimet e këmbimeve valutore të çdo monedhe të huaj kundrejt lekut, përfshirë veprimet me arin, brenda orës 17:00 të ditës në të cilën është lidhur marrëveshja, duke specifikuar monedhën e huaj, shumën dhe kursin e këmbimit.
Veprimet e kryera pas kësaj ore dhe pozicioni valutor në çdo monedhë të huaj duhet të raportohen deri në orën 09:00 të ditës pasardhëse të punës.