Ginteri vishet zikaltër në verë

05 janar 2022 | 13:15

Pas marrëveshjes me portierin Onana, Inter dëshiron të mbyllë marrëveshjen edhe me një tjetër përforcim në mbrojtje, një lojtar me përvojë dhe vlera që do të kompletojë këtë repart për sezonin e ardhshëm.

Te zikaltrit vazhdon presioni për Matthias Ginter, i cili ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën që skadon me Borussia Moenchengladbach. Marotta ka gati një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro në sezon, një ofertë që kënaq qendërmbrojtësin gjerman.

Drejtuesit e Interit vijojnë me politikën e gjetjes së lojtarëve që janë në fund të kontratës, duke i marrë me parametra zero, ashtu siç bënë me portierin e Ajaxit.

Ginter do t’i bashkohej treshes së përbërë nga De Vrij, Skriniar dhe Bastoni, por gjithashtu mund të zëvendësonte holandezin, kontrata e të cilit skadon në 2023. Kupola zikaltër, në rast të një oferte tunduese për De Vrij, do ta sakrifikonte holandezin, por vetëm nëse vjen Ginter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paga minimale vazhdon të mos ndryshojë në Kosovë. Premtimet e…