Kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave

11 shtator 2020 | 23:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Parlamenti Evropain e përkrahë Kosovën për liberalizim të vizave.

“Pas takimeve në Parlamentin Evropian mund t’ju konfirmoj se e kemi përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në  procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Prandaj përgjegjësia na mbetet që të angzhohemi në lobimin tek shtetet anëtare në mënyrë që ky proces i vonuar të përmbyllet sa më parë”, ka thënë Tahiri në një deklaratë për RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të sotëm të MTI-së për ndalimin e përkohshëm…