Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

11 shtator 2020 | 22:54

Pas vendimit të sotëm të MTI-së për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës dhe të djathit me përmbajtje vaj palme, Shoqata e fermerëve të Kosovës anulon konferencën mediale të paraparë për nesër.

Po ashtu anulon edhe protestën e paraparë për të hënën më 14 shtator.

“Vendimi i sotëm, ndonëse vetëm përkohësisht e ndalon vajin e palmës neve na krijon hapësirë për të marrë frymë dhe për të plasuar qumështin vendor në treg. Po ashtu kemi marrë premtime të drejtpërdrejta nga organet qeveritare që ne fermerët, grumbulluesit e qumështit dhe përpunuesit e tij do të jenë pjesë e grupeve punuese për ndërmarrjen e hapave të tjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, do të vazhdojë karrierën te…