Këndellet Llapi  

01 nëntor 2019 | 14:56

Skuadra e Llapit pas dy humbjeve është këndellur në përballje me Drenicën, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Dhjetë minuta i kanë mjaftuar skuadrës që drejtohet nga Tahir Batatina për të kaluar në epërsi. Autor i golit ishte Mentor Zhdrella, kurse pjesa e parë përfundoi 1-0. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën edhe disa raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe në fund pikët mbetën në Podujevë.

Në anën tjetër Drenica pëson humbje pas pesë ndeshjeve. Tri ndeshjet e tjera zhvillohen nesër (e shtunë) dhe dy ndeshjet e fundit për ketë xhiro zhvillohen pasnesër (e diel)

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë me dije se…