KËNGË PËR ILAZ KODRËN

30 prill 2022 | 14:31

Shkruar nga Haki Morina

Ti për ne ishe gjithkund
ishe si një këngë
që këndohet deri n’fund
veç me zërin tënd

Për herë të fundit u nise
prapa më s’u ktheve
në Drenicë vdekjen e kishe
ne zemër e ndjeve

Në mes popullit thellë u fute
atje ku vet deshte
s’u ankove s’u përkule
dhe atje ti mbete

Si shqiponjë sot na shikon
neve ti nga lartë
me duar qiellin përqafon
tek dielli i zjarrtë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e sulmuesit polak të Bayern Munchenit, Robert Lewandowski,…