Këngëtarja e mirënjohur, Fikrije Murati-Bajraktari ka realizuar klipin e ri me këngë ritmike në duet me vajzën

17 prill 2021 | 18:27

Emri i Fikrije Murati-Bajraktari, vazhdon të radhitet në mesin e këngëtareve më të famshme shqiptare, kjo falë talentit që ka, ngjyrës vokale, por edhe vullnetit për të krijuar këngë të bukura që i rezistojnë kohës.

Ajo ndër vite ka publikuar disa këngë të cilat u pëlqyen shumë nga publiku të cilat edhe arritën në majat e top listave të këngëve shqiptare.

Kështu, talenti i saj për muzikë, spikati gjatë këtyre viteve, ku Fikrije Murati-Bajraktari, falë talentit dhe zërit të saj shumë të ëmbël po jetë një emër i madh në skenën muzikore, e cila gjithënjë është aktive në realizimin e projekteve të reja si këngëtare e talentuar.

Kjo këngëtare e mirënjohur, kishte në plan qysh para disa muajsh të realizonte klipin më të ri, me një këngë ritmike me vajzën e saj të talentuar në fushën artistike, Albionen.

Mirëpo kufizimet për shkak të pandemisë në Belgjikë, nuk arriti sipas planeve. Ka realizuar klipin më të ri, me këngë ritmike në duet me vajzën e saj, Albionen. Andaj, ajo nuk ka qëndruar duarëkryq në këtë drejtim.

Kështu, projektin në fjalë, pra klipin më të ri e ka bërë realitet këto ditë në Kosovë. Së bashku me vajzën e saj ka bërë gjirimin e klipit të ri me këngë ritmike në kompaninë e njohur “Bleri Produktion”. Mes tjerash, ajo ka bërë të ditur se ajo prapë do të punojë në realizimin e klipeve me këngë të reja edhe gjatë këtij viti,sidomos gjatë muajve të verës.

Kështu, Fikrije Murati-Bajraktari e njohur me një spektër të larmishëm admiruesish do të sjellë këngë të reja në vazhdimësi.

Në foto pamje gjatë gjirimit të video-klipit të ri të realizuar para pak ditësh.

Ismail Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë, ka ndarë me publikun një fotografi…