Mbretëresha ndan një fotografi të rrallë me Princin Charles

17 prill 2021 | 18:19

Mbretëresha e Anglisë, Elizabetë, ka ndarë me publikun një fotografi të rrallë private, të sajën dhe të Princit Charles, i cili ka ndërruar jetë, të enjten e javës së kaluar.

Këtë fotografi Mbretëresha e ka ndarë në ditën e varrimit të Princit Charles, transmeton Klan Kosova.

Nga Familja Mbretërore me anë të një postimi në rrjetin social Instagram thuhet se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2003 në majën Coyles of Muick në Skotlandë, fotografja është Kontesha e Wessex, Sophie.

“Madhëria e saj dhe Familja Mbretërore janë falënderues për të gjitha mesazhet e ngushëllimeve nga e gjithë bota, jemi të prekur sa shumë kemi parë dhe dëgjuar që njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre për Dukën”, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rapsodi i njohur Rifat Berisha e ka publikuar këngën e…