Këngëtarja e re tregon skenat sensuale në dush: Ishte vështirë, uji nuk ishte i ngrohtë

20 prill 2021 | 14:53

Marigona Bici është një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Ajo është nga Dibra dhe studion në Liceun Artistik për flaut.

Mirëpo, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Marigona tregoi se në të ardhmen e shikon veten më shumë te aktrimi.

“Kam shumë synime, nuk do vazhdoj shkollën për flaut. Do merrem me muzikë, ndoshta nuk e vazhdoj si shkollë, po mendoj edhe për aktrim.

Rryma muzikore ku e ndjej veten mirë është hip-hop. Aty e kam nis, por do përshtatem edhe me tregun se është komercial. Unë kam dëgjuar gjithmonë muzikë të huaj, kam dëgjuar Tupac dhe jam mësuar me ata. Ndërsa këtu nuk mund të them që ka një rrymë muzikore”.

Marigona ka vetëm dy ditë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri me titull “Na” dhe ka treguar se skena më e vështirë dhe më sensuale ka qenë dushi.

“Skena më e vështirë ka qenë dushi, pasi uji nuk ishte i ngrohtë. Këtë herë u ftoha.

Në fakt, kënga nuk është shumë rryma ime, po nëse unë futem aty e dëgjoj dhe fokusohem te ‘vibe’ që më jep kënga”./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se të…