Këngëtarja shqiptare: Bashkëshorti më propozoi me unazë diamanti në lokalin më të njohur të Vjenës

06 dhjetor 2022 | 15:20

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të marrëdhënies me partnerin e saj, avokatit maqedonas, Serjoza Markov.

Mirëpo, së fundmi, ajo ka zbuluar edhe detaje nga propozimi që bashkëshorti bëri për martesë, në një lokal në Vjenë.

“Sigurisht që nuk ka vajzë që nuk do diamante, sidomos kur je me një partner dhe je në pritje të një propozimi. Unë kam dy. Por për mua edhe pse ky është më i madh, më shumë ka vlerë ky sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora. Ishim në një lokal, është një lokal shumë i njohur në Vjenë dhe vjen kamarieri me një pjatë dhe heq unazën. Nuk e kuptoja a është për mua realisht dhe e para që më erdhi ndërmend ishte që mos është për ndonjë tavolinë tjetër, por pashë përreth që nuk kishte çift dhe nuk kishte ndonjë vajzë që po priste unazë”, tha Adelina në “Dance Albania”.

Më tej, këngëtarja tregoi se edhe pse nuk surprizohet lehtë, bashkëshorti i saj arriti ta bënte diçka të tillë.

“Kuptova që unaza ishte për mua dhe aty nuk më besohej nga aftësia e tij si arriti të më bënte surprizë sepse është shumë e vështirë për mua që dikush të më bëjë surprizë, sepse jam e shkathët dhe i kap gjërat shumë shpejt. Por që ai doli më i shkathët se unë dhe prandaj më ka. Diamanti i parë ishte çështje propozimi. Diamanti i dytë, më tha një ditë, zemër tha, do të bëj një diamant dhuratë, sepse po të rritet vlera si nënë, ashtu do t’i rris diamantet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se buxheti i…