Keni pyetur shpesh a e sulmon koronavirusi zemrën, ja përgjigjja

09 prill 08:19

Koronavirusi nuk sulmon vetëm mushkëritë dhe traktin respirator, por edhe zemrën, sipas studimeve të reja.

Mjekët thanë që në ditët e para të përhapjes së pandemisë se pacientët që vuajnë nga sëmundje, përshirë dhe ato kardiake, kanë tendencë që ta marrin virusin më shpejt dhe të sëmuren prej tij.

Por tani ata kanë filluar të dyshojnë se virusi ose komplikimet e tij mund të dëmtojnë vetë muskujt e zemrës.

“Nëse është kështu atëherë punonjësit e kujdesit shëndetësor mund te kenë një front të ri për tu përballur me betejën kundër koronavirusit”, thanë mjekët për Kaiser Health News, raporton “Daily Mail”.

COVID-19 kryesisht shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes.

Ai hyn në trup me anë të disa pikave të vogla të pështymës ose përmes hundës dhe gojës, më pas udhëton thellë nga trakti respirator në mushkëri, duke e dëmtuar atë.

Por mushkëritë mund të mos jenë organet e vetme që “vuajnë” nga koronavirusi.

Dëshmia e parë që virusi mund të jetë i rrezikshëm për zemrën, doli nga Kina, e cila konsiderohet si origjina e koronavirusit.

Gati 20 % e 416 pacientëve me koronavirus të shtruar në spital treguan shenja të dëmtimit të zemrës, sipas një studimi të kryer atje.

Dhe më shumë se gjysma e pacientëve që pësuan dëmtime të zemrës nga koronavirusi vdiqën.

Ndërsa, për krahasim, vetëm 4,5 për qind e pacientëve të cilëve nuk iu dëmtua zemra humbën jetën.

Shkalla e dëmtimit të zemrës nga koronavirusi ishte shumë më e lartë në mesin e njerëzve që kishin sëmundje të zemrës para se të infektoheshin.

Por shqetësues është fakti që pacientët që nuk ishin të sëmurë më parë u goditën më shumë nga dëmtimi i zemrës që pësuan gjatë infektimit me koronavirus.

Megjithatë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje janë më të goditur nga efektet e kardiake të COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lojërat me akuza” ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për…