Kepa mund të përfundojë te Interi

22 maj 2026 | 11:50

Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga po lidhet me një transferim të mundshëm te Inter Milan gjatë afatit veror.

Mediat italiane raportojnë se klubi zikaltër po kërkon një portier me eksperiencë, pasi situata e repartit pritet të ndryshojë pas sezonit aktual. Sipas raportimeve të fundit, Interi ka ftohur interesimin për Guglielmo Vicario dhe tashmë po shqyrton seriozisht Kepan si alternativë me kosto më të ulët dhe përvojë të madhe evropiane.

Kepa aktualisht është pjesë e Arsenal, por nuk ka pasur rol të rëndësishëm këtë sezon dhe largimi i tij nuk përjashtohet.

Interi besohet se e sheh spanjollin si një opsion ideal për konkurrencë në portë, sidomos për shkak të eksperiencës së tij te Chelsea dhe huazimeve të mëparshme te Real Madrid e Bournemouth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka shprehur shqetësimin pas…