
Këpucët e Inteligjencës Artificiale ju mundësojnë të ‘ecni me shpejtësinë e vrapimit’
21 qershor 2023
| 08:23
Këpucët e reja të Inteligjencës Artificiale kanë tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në internet, pasi prodhuesit e tyre pretendojnë se u mundësojnë njerëzve të kenë “këpucët më të shpejta në botë”.
Sipas medieve të huaja, “Moonwalkers” mund ta përshpejtojë shpejtësinë e ecjes së përdoruesit deri në 11 km/h (shtatë milje në orë).
Kjo thuhet se është një rritje prej 250-përqindësh, që do të thotë se ata që i përdorin mund të ecin deri në 2.5 herë më shpejt.
Shift Robotics, një start-up amerikan, është kompania që qëndron pas këpucëve të motorizuara.
Dhe ndërsa kanë rrota, nuk keni nevojë të shqetësoheni për ruajtjen e ekuilibrit, pasi ato nuk janë si rrota, sepse nuk janë në lëvizje të lirë dhe janë të siguruara.