Keqardhje ‘e rrallë’ e Kim Jong Unit

24 prill 2018 | 11:34

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shprehur “keqardhje të thellë” për një aksident me autobus, ku mbetën të vdekur 32 turistë kinezë dhe katër verikoreanë.

Aksidenti ndodhi të dielën në provincën Huangha.

Mediet e kontrolluara në Korenë e Veriut kanë raportuar rrallë për lajme negative, ndërsa për Kimin të pranojë incidentet është edhe më e pazakontë.

Kina është aleati kryesor politik i Koresë së Veriut dhe partneri i saj më i madh tregtar.

“Kim tha se aksidenti i papritur ka sjellë pikëllim të hidhur në zemrën e tij”, ka raportuar agjencia verikoreane e lajmeve “KCNA”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut është fotografuar duke vizituar udhëtarët e plagosur në spital.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, është përkujtuar ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)…