Kërcënimi për sulm, policia ‘blindon’ zonën rreth QKUK-së

06 prill 2021 | 12:25

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke siguruar rreptë oborrin e QKUK-së, pas një kërcënimi për sulm që ka marrë sot Policia e Kosovës.

Në disa pamje të publikuara shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë zonën rreth QKUK-së.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale.Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend”.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me…