Fillon vaksinimi i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së

06 prill 2021 | 12:19

Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër Covidit  të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj.

Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjellë nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Mjekësisë, kolonel Xhevdet Tahiraj dhe shefja e kabinetit të tij, Agime Gashaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shifër rekord kokaine kapet nga autoritetet belge në portin e…