Kërcënohet me vrasje eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në ShBA

02 prill 2020 | 09:25

Doktor Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në ShBA, po përballet me kërcënime për jetën. Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për ta siguruar mbrojtjen personale të mjekut. Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë, nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëje.

Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi nuk ka gjetur shumë mbështetje. /kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erand Llanaj epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje…