Kërcënohet sërish Presidentja Vjosa Osmani: “Do të vras ty dhe familjen tënde”

16 korrik 2025 | 19:01

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar shefi i stafit të Osmanit, Bekim Kupina.

Kupina tha se për rastin është njoftuar Policia.

Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.

“”Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?”,”, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.

Mesazhi është shoqëruar edhe me një paralajmërim automatik të sistemit informativ të presidencës që e cilëson emailin si të ardhur nga jashtë organizatës.

Burime nga Presidenca sqarojnë se për dhjetëra kërcënime deri tani ndaj Presidentes dhe familjes së saj, nuk ka pasur as të arrestuar e as raste kur kërcënuesit kanë dalë para drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryeministri në detyrë Albin…