Kërkohej për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik

05 prill 2024 | 16:17

Policia e Kosovës ka arrestuar 25-vjeçarin e dënuar me 12 muaj burgim për keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi.

Në njoftimin për medie është thënë se ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Z.…