Kërkohen edhe 11 milionë euro për energjinë në veri

27 prill 2021 | 13:38

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, dhe Tregti, është duke raportuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për kërkesën e KOSTT-it.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-(KOSTT), është duke kërkuar edhe 11 milionë euro për mbulimin e humbjeve për prodhim të energjisë në pjesën veriore të Kosovës.

Kryesuesi i Bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në  raportimin e tij në Komisionin Parlamentar për Ekonomi ka thënë se “KOSTT-i nuk ka pasur mundësi të prodhojë energji për humbjet në pjesën veriore të Kosovës”.

“Konsumi në ato komuna është regjistruar si devijim i Kosovës ndaj Evropës kontinentale. Në fillim të muajit prill KOSTT ka hyrë në fazë kritike dhe nuk do të kemi të mbajmë balancimin e sistemit. Në rast se KOSTT s’mbulon shpenzimet pasojat financiare dhe ligjore do të jenë të mëdha. Kërkojmë nga Kuvendi në koordinim me Qeverinë të gjejnë një zgjidhje për mbulimin e humbjeve deri në dhjetor të këtij viti derisa të gjendet një zgjidhje afatgjate”, është shprehur ai.

Rikujtojmë se më 5 tetor të vitit të shkuar, KOSTT-i kishte kërkuar 15 milionë euro nga shteti, ndërsa Qeveria ia kishte siguruar 10.

Megjithatë, sipas KOSTT-it, buxheti ishte paraparë të mbulonte koston deri në mes të prillit, pasi kishte shpenzim enorm të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit disa sipërfaqe me pyje në disa fshatra…