Kërkohet asfaltimi i rrugës në Tërrën, bllokohet magjistralja (FOTO)

25 gusht 2018 | 13:35

Rruga magjistrale Prishtinë-Ferizaj sot është bllokuar për 30 minuta nga protestuesit, të cilët kërkojnë asfaltimin e rrugës në fshatin Tërrën.

“Ne nuk jemi aspak për të bllokuar rrugët, por për t’i zhbllokuar ato. Mirëpo fakti që kjo rrugë është lënë pas dore është absurde”, deklaroi deputeti Labinot Tahiri, si njëri prej organizatorëve të kësaj proteste.

Protestuesit përmes mbishkrimeve në pankarta kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri në realizimin e projektit, që sipas tyre ua ka premtuar Qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë 16 vjeçare është përdhunuar në Fushë Kosovë mbrëmë…