Përdhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

25 gusht 2018 | 13:34

Një vajzë 16 vjeçare është përdhunuar në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 23:00, bën të ditur Policia e Kosovës.

Për këtë rast është arrestuar një burrë, i cili është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Raportohet se viktima moshë e mitur, femër K/Shqiptare, është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një konflikt për probleme pronësie në Mallakaster të Shqipërisë ka…