Kërkohet hapja e një zyre komunale për konsumatorët në Mitrovicë

10 tetor 2018 | 14:40

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të mërkurën në një takim pune kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Zejnullahu, dhe  kryetarin e OJQ-së “Konsumatori”, Selantin Kaçanikun, me të cilët ka biseduar për punën e këshillit dhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e tyre.

Kryetari Zejnullahu, fillimisht prezantoi punët të cilat ata i kryejnë nëpërmes këtij këshilli si dhe paraqiti edhe idenë e hapjes së një zyre komunale për konsumatorët, me qëllim ata të mund të marrin këshillat e nevojshme, apo edhe të mund ti paraqesin rastet e shkeljes së të drejtës së konsumatorit.

Nënkryetari Mujka e vlerësoi punën dhe rolin e këshillit për mbrojtjen e konsumatorit dhe shprehi gatishmërinë e Komunës së Mitrovicës për bashkëpunim me ta, me qëllimin e vetëm, që konsumatori të jetë i mbrojtur gjatë konsumit të përditshëm. “Ne si komunë do të mundohemi të gjejmë ndonjë zyrtar në komunën tonë që të kryej këtë detyrë sepse konsumatori është shumë i rëndësishëm dhe duhet të jetë një person që të merret me edukimin dhe kujdesin ndaj tij”, ka thënë nënkryetari Mujka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa nga asetet, të cilat janë përfshirë këtë vit si…