Kërkohet miratimi i Projektligjit për financimin e partive politike

31 janar 2022 | 13:08

Miratimi i Projektligjit për financimin e partive politike u konsiderua i nevojshëm për të vendosur kontroll dhe transparencë në partitë politike në Kosovë.

Megjithatë, në tryezën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ngritën dilema për nevojën e krijimit të një zyre për financimin e partive politike, paralel me KQZ-në.

Hulumtuesi i lartë në GLPS, Naser Shamolli, ka thënë se në Projektligjin e ri janë të përfshira mënyrat e donacioneve dhe parandalimi i dhënies së të hollave mbi 50 euro kesh tek partitë politike.

Ai ka theksuar se para miratimit të Projektligjit duhet qartësuar rolin e zyrës për financimin e partive dhe moskrijimin e një agjencie të re.

Këto pretendime i mohoi drejtori i zyrës ligjore të Zyrës së Kryeministrit, Mentor Borovci, i cili tha se Zyra për Financimin e partive politike nuk krijon etnitet të ri, por vetëm do të jetë në kuadër të KQZ-së dhe me një fuqi autonome.

Përkrahje miratimit të këtij Projektligji i dha edhe shefi i zyrës për sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut të EUSR në Kosovë, Jarmo Helppikangas. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali “Çka ka shpija”, është tejet i shikuar nga publiku…