Seriali “Çka ka shpija” së shpejti në Klan Kosova

31 janar 2022 | 13:06

Seriali “Çka ka shpija”, është tejet i shikuar nga publiku shqiptar.

Aktori e producenti i serialit, Naser Rafuna, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, zbuloi se transmetimi i këtij seriali tani e tutje do të jetë në Klan Kosova.

Ai ndau një imazh me drejtorin Adriatik Kelmendi, të cilin e falënderoj për mikëpritjen.

Postimi i plotë:

“Seriali “Çka Ka Shpija” për këto sezona, sipas raportit të punës profesionale të televizionit,ka arritur të ketë shikueshmërinë më të madhe nga tërë emisionet profesionale që janë prodhuar në vend e rajon, që nga fillimi i transmetimit në TV, ku vetëm në youtube ka mbi 800 milion views.

Sidoqoftë, e falemnderoj menagjmentin e RTK në kohën sa kemi bashkepunuar nga muaji dhjetor 2014 – dhjetor 2021 ,posaqërisht z.Mentor Shala dhe Ngadhnjim Kastrati me bashkëpunëtorët e tyre. E qysh me i harru pa i falemnderu nga administrata e RTK,sigurimi e të gjithë ,posaqerisht ekipën realizuese e deri te kameramanet qe kemi bashkëpunu e jemi knaq. Keni me na mungu shummëëë dhe ju dua pa masë. Zoti ju ruajt.

Sidoqoftë rrugëtimi i serialit, nga tani e tutje ka një shtëpi të re: KLAN KOSOVA,me mikërpritje tejet të ngrohtë, nga Drejtori kreativ e profesional z. Adriatik Kelmendi

Shihemi shpejt në KLAN KOSOVA ❤️”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30-vjeçarja Chelsie Kryst, ish miss i SHBA-së i ka dhënë…