Kërkohet nga Barça dhe Reali, Alvarez: Jam i lumtur te City

26 dhjetor 2023 | 15:23

Barcelona dhe Real Madrid e kanë në listat e dëshirave, por Julian Alvarez është i lumtur te Manchester City dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient.

Pasi fitoi Kupën e Botës si protagonist, sulmuesi argjentinas fitoi tripletën me skuadrën e Pep Guardiolës sezonin e kaluar. Në lidhje me interesimin e katalanasve dhe “Los Blancos”, 23-vjeçari u shpreh se është i përqendruar plotësisht te Manchester City.

“E vërteta është se jam shumë i lumtur te City. U bë më shumë se një vit që jam pjesë e këtij klubi. Dhe ndihem mirë me sukseset që kemi arritur. Nuk jemi ngopur. Objektivi ynë është të konkurrojmë përsëri për fitimin e çdo trofeu”, thekson Alvarez, i cili sapo fitoi edhe Botërorin për Klube me “Qytetarët”.

10 gola dhe 9 asistime numëron goleadori argjentinas deri në këtë fazë të sezonit me Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elmira Ahmeti, shpall te pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…