Kërkohet nga Dogana të zbatojë vendimin e MTI-së për qumështin

09 maj 2018 | 12:53

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet”, ka vlerësuar se Dogana e Kosovës nuk po e zbaton vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka marrë masa mbrojtëse për qumështin duke u bazuar në kompetencat ligjore.

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet”, ka vlerësuar se Dogana e Kosovës nuk është duke zbatuar vendimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili ka marrë masa mbrojtëse për qumështin duke u bazuar në kompetencat ligjore.

Ky rrjet përmes një reagimi dërguar medieve, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me këtë çështje.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, ka vënë si prioritet që t’i mbështes prodhimet vendore, por nga ana tjetër Dogana e Kosovës nuk është duke e zbatuar këtë vendim, gjë e cila është në kundërshtim të zbatimeve dhe vendimeve që merren nga institucionet e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës duhet të respektojë vendimet dhe po ashtu të zbatojë të gjitha vendimet që janë në harmoni ligjore dhe që janë të bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës. Moszbatimi i vendimeve krijon dyshime që në këtë institucion, pra në Doganën e Kosovës, ka grupe të interesit të cilat pengojnë mbështetjen e prodhimeve vendore”, thuhet në reagimin e rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves mund të mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusi…