Lëndohet Alvesi, rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

09 maj 2018 | 12:50

Dani Alves mund të mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Mbrojtësi brazilian u lëndua në ndeshjen finale të Kupës së Francës, ku PSG-ja e fitoi ndaj ekipit inferior Les Herbiers (2-0).

Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja, Alves u lëndua pa pasur ndonjë kontakt me ndonjërin prej kundërshtarëve. Tash priten ekzaminimet mjekësore për të parë se sa do të mungojë ish-mbrojtësi i Barcelonës.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e mërkurë) në “Olimpico” të Romës do të jetë…