Kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë që theu 9 shtëpi në Gjakovë

17 korrik 2025 | 16:49

Prokuroria Themelore në Gjakovë i ka paraqitur kërkesë Gjykatës themelore për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.M., shtetas i Shqipërisë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi se nga 6 korriku deri më 15 korrik të këtij viti, i pandehuri R.M., në rajonin e Gjakovës, përfshirë edhe fshatrat, në 11 raste ka depërtuar me forcë në shtëpitë e të dëmtuarve.

“Në nëntë (9) raste të dëmtuarve ju shkakton dëme materiale, ndërsa në dy (2) raste, veprimet e tij përkatësisht për përvetësim të pasurisë së luajtshme ka mbetur në tentativë”.

“I pandehuri që nga data 16 korrik 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekur”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, prokuroria tha se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj…