Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh ndaj katër të dyshuarve për fajde

18 maj 2023 | 14:10

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.M., A.H., B.K dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2, të KPRK-së.

Të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën është mësuar edhe finalisti i dytë i Ligës…