Kërkohet ruajtja e ambientit në Skenderaj

07 shtator 2020 | 10:41

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Skenderaj, bashkë me kompaninë “Uniteti”, pas eliminimit të 106 deponive ilegale muaj me parë, gjatë javës që e lamë pas ka larguar edhe dy deponi të tjera, njërën te “Lagjja 3” e qytetit dhe tjetrën në Burojë, te rruga “Mulla Ilaz Buroja”.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka apeluar te qytetarët që mbrojnë mjedisin. Jashari ka thënë se janë në rrugë të mbarë për të ndërtuar një qytet të zhvilluar dhe të pastër.

“Duke u kujdesur për natyrën ne kujdesemi për shëndetin tonë. Aplikimi i gjobave kundër atyre që ndotin mjedisin nuk është dëshirë e jona, por nganjëherë mjet i domosdoshëm i vetëdijesimit qytetar”, ka thënë Jashari.

Më tutje, Jashari ka kërkuar nga qytetarët e Skenderajt që të mos hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara dhe lajmërojnë tek organet komunale të gjithë ata që ndotin mjedisin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të…