Kërkohet zbardhja e rasteve të zhdukjeve dhe vrasjeve të gazetarëve

05 dhjetor 2019 | 11:18

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka mbajtur një konferencë për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se mosndëshkimi i këtyre rasteve i inkurajon gabimet e mëtutjeshme.

“Siç e dimë, 15 gazetarë dhe punëtorë të medieve janë zhdukur ose e vrarë ne periudhën 1998-2005. Shumica e krimeve kanë ndodhur në vitin 1998-99, por disa prej tyre kanë ndodhur edhe pas konfliktit. Jemi këtu për të kërkuar drejtësi për gazetarët dhe punëtorët e medieve që janë heshtur në punën e tyre gjatë një kohë të vështirë”.

“Aspekti njerëzor ka aq rëndësi sa aspekti politik – është me rëndësi të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Është më rëndësi për mua ta theksoj që ne në OSBE nuk e shohim këtë si çështje etnike, por si çështje njerëzore. Ka të bëjë me persona civilë që kanë qenë duke e kryer një punë dhe janë vrarë apo rrëmbyer”, ka thënë Braathu.

Ai ka thënë se Kosova tashmë renditet ndër vendet më të mira sa i përket të drejtave të gazetarëve.

“Kosova po bën përparim, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi këtu. Në këtë vit janë bërë 28 raste kërcënimesh dhe sulmesh ndaj gazetarëve që janë raportuar në AKG. Kjo tregon një rënie nëse e krahasojmë me vitet e kaluara”, është shprehur Braathu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll për femra, Mabetex Prishtina, sot…