Mabetex Prishtina sot e zhvillon ndeshjen e fundit në FIBA EuroCupWomen

05 dhjetor 2019 | 11:08

Kampionia e Kosovës në basketboll për femra, Mabetex Prishtina, sot (e enjte) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe të FIBA EuroCupWomen. Basketbollistet prishtinase janë mysafire të Beshiktashit në përballjen që zhvillohet në Turqi nga ora 17:00.

Skuadra turke ka dy fitore dhe tri humbje, kurse prishtinaset pesë humbje nga po aq ndeshje, por kujtojmë se kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova është pjesëmarrëse në një garë të nivelit të tillë. Skuadra prishtinase do të mundohet në ndeshjen e fundit në grup të ketë një paraqitje të mirë.

Synimi i Mabetex Prishtinës që nga fillimi ka qenë që të fitojë përvojë ndërkombëtare në një garë shumë të fortë evropiane, derisa ndodhej në një grup të vështirë me Beshiktashin dhe dy skuadrat ruse MBA Moscow dhe Sparta & k M. R. Vidnoje.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri ka thënë se ëndërron ta fitojë titullin në…