I kërkoi para qytetarit për të mos i vënë gjobë, arrestohet polici rrugor

14 korrik 2018 | 10:06

Një punonjës i policisë rrugore në Shqipëri ka rënë në pranga për korrupsion, pas denoncimit të vetë qytetarit në numrin e gjelbër të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë.

Polici E.T. dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej dy mijë lekësh një qytetari në këmbim të shmagnies së masës administrative.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë, raporton “Top Channel”.

Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër…