
Kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës, Behluli nga Lugina ftohet për intervistim nga institucionet e Kosovës
Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë, pasi javë më parë kërkoi eliminimin e disa gazetarëve të Kosovës, shkruan Periskopi.
Këtë e ka konfirmuar vetë Behluli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore.
“Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të inicuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës ! Normal si profesionist i kësaj fushe dhe qytetarë që i respekton institucionet e shtetit të Kosovës pamvarsisht se jam shtetas i huajë, kësaj ftese do ti përgjigjem pa asnjë hamendje, do të paraqitem para organeve kompetente të Republikës së Kosovës”, shkroi ai mes tjerash.
Postimi i plotë pa ndërhyrje: