Kërstiqi: Kur pritej pakoja e dytë e sanksioneve, ndodhi shfaqja e lojës në Banjskë

17 nëntor 2023 | 08:21

Gazetari Branislav Kërstiq ka thënë se Banjska është një shfaqje e lojës.

“Kosova ishte në prag për të përfituar edhe paketën e dytë të sanksioneve, por fati i madh që ndodhi ajo shfaqje e lojës në Banjskë”, ka thënë ai.

Ai tha se në këtë shtet askush nuk është i shqëtësuar. Po ashtu, ai tha se ne si shtet kosovar ende nuk besojmë te vendet e tjera e jo më te Serbia.

Kërstiq ka thënë se serbët e Kosovës janë viktima të dy palëve, të Kosovës dhe të Serbisë.

“Sot në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme, që kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë.  Ose do të thosha që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ai”, tha Kërstiq.

Ai shtoi që sot i kemi 70 për qind të serbëve të cilët janë kundër Listës Serbe.

“As komuniteti ndërkombëtar e as Prishtina zyrtare nuk merr ndonjë përgjegjësi për këtë situatë dhe për këta njerëz dhe, si përfundim, i bie që Listës Serbe i konvenon kjo situatë aktuale për agjenda të ndryshme politike”, tha Kërstiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matthew Miller, zëdhënësi i sapoemëruar i Departamentit Amerikan të Shtetit,…