Këshilli Drejtues i AAK-së ka votuar draft statutin e ri të partisë

13 dhjetor 2019 | 19:07

Këshilli Drejtues i AAK-së sot ka votuar draft statutin e ri të partisë me të cilin përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të këtij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK-ja në Prishtinë të organizohet në pesë degë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që më 29 dhjetor 2019 ta thërras Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.

Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, janë pjesë reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se…